14000 EURO NATA/ Ja hoteli luksoz ku zgjodhi të pushojë Rita Ora – AlpeGossip
14000 EURO NATA/ Ja hoteli luksoz ku zgjodhi të pushojë Rita Ora

14000 EURO NATA/ Ja hoteli luksoz ku zgjodhi të pushojë Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare  Rita Ora, pas lodhjes me turneun e saj muzikor, po kalon pushimet bashkë me motrën e saj Elenën në Turqi. Sipas Daily Mail, vajzat shpenzuan 14,000 €  për një natë në hotelin luksoz “The Bodrum EDITION”.

Këngëtarja 28-vjeçare, postoi një foto me bikini shumëngjyrëshe, ku tregoi trupin e saj të tonifikuar.

Postimi i Ritës

Krijuesja e hitit “Anywhere” po shijon pushimet në Bodrum, ku nga suita luksoze e  dhomës së gjumit mund të shikojë pishinën dhe kopshtin  privat.

“The Bodrum EDITION”

Resorti në të cilin po rrijnë vajzat ka gjithashtu edhe dy dhoma të tjera,  zonën e zhveshjes, kuzhinë, banjë turke dhe sauna.

E emocionuar për të qenë me pushime, Rita shkroi: ‘Shuuumëë e lumtur që kisha 5 ditë të plota para se të filloja orarin e shtatorit !!! Rërë, diell dhe det për mua!