MËNGJESI NË APARTAMENTIN LUKSOZ/ Emina Cunmulaj publikon portretin e ëmbël familjar (FOTO) - AlpeGossip
MËNGJESI NË APARTAMENTIN LUKSOZ/ Emina Cunmulaj publikon portretin e ëmbël familjar (FOTO)

MËNGJESI NË APARTAMENTIN LUKSOZ/ Emina Cunmulaj publikon portretin e ëmbël familjar (FOTO)

Emina Cunmulaj, modelja shqiptare që karrierën e saj e zhvillon në SHBA, është një nga personazhet më të përfolura të mediave shqiptare.

Emina shpeshherë është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës luksozse që ajo bën. Gjatë gjithë kohës, Emina poston foto duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj personale.

Së fundmi, modelja ka postuar një foto tepër të ëmbël. Ajo ka publikuar një portret të bukur familjar teksa duket se po shijon mëngjesin me bashkëshortin e saj miliarder dhe me dy vajzat e vogla.

Të ulur në tavolinën e një apartamenti që duket tepër luksoz, dhe me një pamje tepër fantastike, Emina duket tepër e lumtur me familjen e saj. /AlpeGossip.al