PËRSE ZGJODHI LIDHJE SERIOZE? Flet Arion Muça: I konsumova aventurat në Itali (VIDEO) - AlpeGossip
PËRSE ZGJODHI LIDHJE SERIOZE? Flet Arion Muça: I konsumova aventurat në Itali (VIDEO)

PËRSE ZGJODHI LIDHJE SERIOZE? Flet Arion Muça: I konsumova aventurat në Itali (VIDEO)

Arjon Muça u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother” dhe më pas filloi karrierën si moderator.

Ai pati një lidhje të gjatë dashurie me Viola Spiron, e cila mori fund para disa vitesh. Me përfundimin e asaj romance, Arjoni filloi një tjetër histori që tashmë ka mbushur plot 5 vite.

I ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ai rrëfeu arsyen përse nuk zgjodhi pak aventurë pas lidhjes së parë duke e bazuar këtë edhe tek shenja e tij e horoskopit.

Arjon Muça: Nuk jam tip i aventurave. Jam Dem dhe demat janë të mirë në shumë gjëra dhe janë besnikë. Nuk më kanë pëlqyer ndonjëherë aventurat. Mendoj se aventurat konsumohen në një moshë të caktuar. Jo se jam ‘plak’ por e kam konsumuar gjatë periudhës në Itali. Kur je i ri dhe sheh që bota që të rrethon siç është ajo italiane dhe është shumë më mendjehapur se sa është në Shqipëri.

Tani kur femra thotë jemi për aventurë, budalla ai që nuk e bën. Mendoj se respekti ndaj femrës tregohet duke i treguar se ka dhe meshkuj të atillë se dëgjojmë çdo ditë në kafe se ka meshkuj dredharakë. Ka një copëz të vogël të tortës, e cila është serioze.”