Në këtë qytet mund të hani një picë që quhet Rita Ora… (VIDEO) – AlpeGossip
Në këtë qytet mund të hani një picë që quhet Rita Ora… (VIDEO)

Në këtë qytet mund të hani një picë që quhet Rita Ora… (VIDEO)

Në Prizren dikush një restorant e pagëzoi Rita Ora. Gjithçka në të identifikohet me emrin e këngëtares me nam. Edhe muzika që dëgjohet në të është e vetëm e Ritës. Por, pronari i picerisë ka edhe një dëshirë.

Vetë pronari është fans i flaktë i këngëtares shqiptare.

“Ishim me një shok duke pirë kafe edhe i pamë disa foto të Rita Orës tu hongër pica edhe vendosëm me ia lënë emrin Rita Ora. Edhe jam fans i saj”, tha ai.

Edhe këngët që dëgjohen aty janë të Rita Orës.

Ai nuk e pyeti Ritën kur e hapi restorantin në emrin e saj mirëpo e fton atë të vijë e të shijëjë picën që shërbehet në pesë ditë të javës.

‘Është pica Rita Ora, është picë e shtëpisë e cila porositet më së shumti”, theksoi ai.

Thekson se shpesh ka njerëz që hynë në restorant vetëm për shkak të emrit.