I KOPJOI KËNGËN/ Don Phenom thumbon keq Noizyn (FOTO) – AlpeGossip
I KOPJOI KËNGËN/ Don Phenom thumbon keq Noizyn (FOTO)

I KOPJOI KËNGËN/ Don Phenom thumbon keq Noizyn (FOTO)

Reperi i njohur Noizy publikoi ditën e djeshme bashkëpunimin e tij më të ri me Varrosin. Mirëpo, menjëherë pas lançimit të këngës së quajtur “Meksikane”, të gjithë vunë re një ngjashmëri në tekst me këngën “Twerkirate” të Don Phenom.

“Duket meksikane po mduket se asht’ shkodrane, po mduket se s’jam i sigurt se dialektin pejane.”- ka repuar Noizy në këngën e tij. Mirëpo, kjo fjali ngjason shumë me “E do tjera sikur t’Republikës Domenikane, ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane.”, pjesë e këngës “Twerkirate” të Don Phenom.

Nëpërmjet postimeve në Instagram, ky i fundit e ka thumbuar keq Noizyn. Në një foto të publikuar në profil, Don Phenom ka shkruar:

“Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni.”

Gjithashtu, në një tjetër postim reperi thumbon të gjithë kolegët në muzikë, të cilën frymëzohen nga ai.

“Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura, Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi.”- ka shkruar Don Phenom.