A është 1 gotë verë në ditë e mirë për shëndetin? – AlpeGossip
A është 1 gotë verë në ditë e mirë për shëndetin?

A është 1 gotë verë në ditë e mirë për shëndetin?

Me siguri keni dëgjuar që një gotë verë në ditë është e mirë për shëndetin, por një studim i ri thotë se për shumicën prej nesh kjo nuk është e vërtetë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i verës së kuqe rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, pavarësisht sa vjeç jeni.

Ekipi i shkencëtarëve ka thënë se përfitimet e verës së kuqe – duke filluar nga parandalimi i bllokimit të artereve e deri te zvogëlimi i sheqerit në gjak – funksionojnë vetëm nëse pini deri në tri gota në javë.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë analizuar më shumë se 300,000 njerëz në SHBA, ndërkaq kanë zbuluar se ata që konsumojnë mbi katër pije në javë janë 20% më të prirur të vdesin para kohe.