JU PËLQEJNË FILMAT ME METRAZH TË SHKUTËR? Shihni këto videoklipe shqiptare (VIDEO) – AlpeGossip
JU PËLQEJNË FILMAT ME METRAZH TË SHKUTËR? Shihni këto videoklipe shqiptare (VIDEO)

JU PËLQEJNË FILMAT ME METRAZH TË SHKUTËR? Shihni këto videoklipe shqiptare (VIDEO)

Është e çuditshme se si çdo ditë që kalon, duket sikur gjërat nuk ndryshojnë por nëse hedhim një mbi një fenomen apo çështje vetëm 1 vit më parë vihet re se në fakt gjithçka ndryshon dhe “trende” të reja përqafohen. Specifikisht sot do të flasim për klipet muzikore.

Ka qenë një periudhë, ku ndoshta me të drejtë, këngëtarët nuk lodheshin shumë për klipe me koncept original dhe punë të madhe nga pas sepse ajo çka kishte më shumë rëndësi ishte të dëgjohej kënga. Megjithatë, jetojmë në 2019, gara është shumë më e fortë dhe krijimtaria është shumë më e moderuar.

Që një artist të ndihet i kompletuar, veç këngës së mirë, duhet të paraqesë tek publiku edhe një punë të mirë për klipin e asaj kënge. Me sa kemi vënë re këto muajt e fundit, artistët shqiptarë gjithmonë e më tepër po shkojnë drejt “klipeve film” ku në rreth 3 minuta ngjarja zhvillohet fiks si në një film me metrazh të shkurtët dhe këngëtarët “vishen” në aktorin e klipit të tyre ose ka raste ku ia lënë këtë pjesë në dorë profesionistëve dhe nuk angazhohen për të luajtur ndonjë rol në klipin e tyre por thjesht këndojnë këngën.

Rasti më I freskët ishte klipi i Xhensila Myrtezaj i këngës “Sekreti im” së bashku me Pirro Çakon. Balada u përcoll mjaft mirë nga publiku por sigurisht edhe klipi i dha një goxha shtysë publikut për ta shijuar edhe më shumë. Me të drejtë, “Anabel” i bëri një krahasim klipit të Xhensilës me filmin “The tourist” me protagonistë Angelina Jolie dhe Johnny Depp, pasi kishte skena shumë të ngjashme nga ky prodhim “Hollywood”-i. Dhe me të vërtetë kur ndjekim klipin e Xhensilës na duket sikur po shohim pjesë nga filmi “The Tourist”

 

 

Ndonëse jo të lidhura direkt me një film të famshëm si në rastin e klipit të Xhensilës por sërish me potencial për tu cilësuar si filma me metrazh të shkurtër, ne në redaksinë e news31.al kemi zgjedhur disa nga këngët më të fundit të artistëve tanë që na bënë të ndiqnim “filma” dhe jo thjesht klipe.

Capital T – Kujtime

Një adrenalinë e vërtetë e shfaqur në klip si historia origjinale e një filmi fabula e së cilit përjetohet midis një çifti që kanë kujtime, duan të kenë kontakt me njëri tjetrit prej mallit që ndjejnë por për 1001 arsye gjithçka kthehet në të pamundur.

 

Bruno – Zoti T’më Vrasë

Padyshim klipi ku dëshirat e fansave të zjarrtë të Brunos u plotësuan: Bruno, njësoj si një aktor turk, u fut brenda rolit në klip duke përjetuar në mënyrë shumë reale humbjen e personit të shtrenjtë në një aksident fatal. Skenat e klipit janë jo vetëm shumë të realizuara nga ana e konceptit por ato kanë vërtetë planet e një filmi, ku kënga më shumë ngjan si shoqëruese se sa product në vetvete.

 

Ylli Limani – Harrom

Klipi i “Harrom ngjan si një sekuencë filmi “musical” pasi Ylli nuk është pjesë e klipit, ia ka lënë të gjithë skenën një kërcimi modern e me shumë ndjenjë midis dy balerinëve që në përputhje me tekstin e këngës arrijnë të krijojnë të gjithë gjendjen që do kënga të përcjellë.

 

Mateus Frroku – Pa këmbë në tokë

Lançuar vetëm 10 ditë më parë, “Pa këmbë në tokë” nga Mateus Frroku, një pordhim i “Threedots” e solli këngëtarin në natyrën e tij. Një baladë mjaft e ndjerë, klipi I të cilit ngjan si një minifilm. Mateusi, I cili është dhe “aktori” kryesor në klip, pasi ndahet nga e dashura e tij, merr valixhen e gjërave të tij dhe largohet. I gjithë mini filmi lidhet rreth valixhes së kujtimeve, në të cilën në fund, vajza gjen brenda pikërisht tekstin e këngës si një dedikim për të.

 

Një gjë është e sigurtë: Sa më shumë të rritet cilësia e klipeve dhe këngëve në muzikën shqiptare, aq më shumë do të kompletohet tregu muzikor i cili shpesh shihet me skepticizëm nga njerzit pikërisht për mungesë të thellësisë në koncept dhe punës cilësore. Këngëtarët e mësipërm na kanë treguar me këngët e tyre të lançuara këtë vit se janë kontribues shumë të mirë të muzikës së mirë ndaj dhe publiku i ka kthyer në hite këngët e tyre.