PENDOHET DHE E HEQ/ Nëna e Ledrit bën postimin e papritur për Dafinën (FOTO) – AlpeGossip
PENDOHET DHE  E HEQ/ Nëna e Ledrit bën postimin e papritur për Dafinën (FOTO)

PENDOHET DHE E HEQ/ Nëna e Ledrit bën postimin e papritur për Dafinën (FOTO)

Lidhja mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Ledri Vula ka qenë një ndër më të komentuarat në media. Ndonëse ata prej vitesh nuk janë më bashkë, kanë ruajtur marrëdhënie të mira. Shpesh herë fasnat e tyre aludojnë se dy artistët i dedikojnë këngë njëri-tjetrit, si në rastin e fundit ku thanë se kënga më e re e Dafinës ‘A e man mend’ ishte një dedikim për reperin.
Mirëpo, Ledri reagoi duke shpërndarë këngën e Dafinës dhe duke shprehur hapur mbështetjen për këngëtare. Po ashtu së fundmi edhe nëna e Ledrit, Xheraldina Vula ka bërë një postim për ish-nusen e saj, mirëpo është penduar dhe e ka fshirë direkt.

Në një postim të siguruar nga ‘Intv’, Xheraldina ka shpërndarë këngën e re të Dafinës ku ka shkruar se kënga e re nga zëri i bukur i Dafinës tashmë është publikuar. Mirëpo, nuk dihet çfarë ka ndodhur dhe Xheraldina e ka fshirë pak minuta pas postimin e saj.