Ditë e gëzuar për familjen e Jozefina Topallit. Shfaqet me… (FOTO) – AlpeGossip
Ditë e gëzuar për familjen e Jozefina Topallit. Shfaqet me… (FOTO)

Ditë e gëzuar për familjen e Jozefina Topallit. Shfaqet me… (FOTO)

Tashmë nuk është në politikën aktive, pasi nuk arriti të jetë deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Jozefina Topalli, për shumë vite në Parlamentin e Shqipërisë, ka mbajtur vazhdimisht poste të rëndësishme.

Kur Partia Demokratike ishte në opozitë, para vitit 2005, ajo ka qenë nënkryetare e Parlamentit. Më pas, Kryetare e Parlamentit për 8 vite. Ndërsa tani jep mendimet e saj mbi zhvillimet politike, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe, mesa duket, ky është një moment i mirë për t’u përkushtuar familjarëve të saj.

Siç e ka thënë edhe në një intervistë në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, një nga pengjet e saj është se nuk ka arritur t’i përkushtohet sa duhet familjes. Madje, është përlotur. Por ja ku e shohim në shoqërinë e bashkëshortit dhe disa kushërinjve të saj. Mesa duket, një nga kushërirat e saj merrte një çmim në Akademinë e Shkencave dhe Topalli nuk mungoi që ta shijonte nga afër këtë moment.