Personazhet shqiptare që kanë pësuar ndryshimet më të mëdha në portret ndër vite – AlpeGossip
Personazhet shqiptare që kanë pësuar ndryshimet më të mëdha në portret ndër vite

Personazhet shqiptare që kanë pësuar ndryshimet më të mëdha në portret ndër vite

Dëgjojmë shpesh të flitet për ndërhyrje estetike, ndryshime në pamjen e jashtme që mund të kyejnë personazhe të njohura ose jo. Përmirësimet e vetes janë kthyer në trend dhe s’ka asgjë të keqe me këtë. I kemi pranuar, madje i mbështesim nëse ndikojnë tek vetbesimi i personit që i kryen dhe ruajnë individualitetin e karakterit të fytyrës.

Janë disa personazhe shqiptare që përfliten thuajse çdo ditë në portale për ndryshimet në pamje, Luana Vjollca bëhet shpesh, shumë shpesh viktimë e këtyre shkrimeve, ndërsa së fundmi Valbona Mema ka befasuar shqiptarët me transformimin e saj. Të kthehemi pas në kohë tek transformimet më të bujshme të personazheve shqiptare.

 

Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima është ëmbëlsuar dukshëm në fytyrë, me vetulla më të plota që i harmonizojnë më bukur tiparet, ndryshe nga vetullat gjilpërë që ka patur më parë. Ka një buzëqeshje më të plotë, dhëmbë më të mëdhenj, buzë më të trasha dhe hundë më të vogël. Besa vetë nuk ka dhënë asnjë koment, por foto të saj para dhe pas qarkullojnë kudo në internet.

Luana Vjollca

E thamë dhe më lart, ndër të gjithë personazhet publike, Luana përflitet më së shumti për ndryshimet në fizik. Kjo sepse nga fillimet e saj si velinë e deri më sot që drejton emisionin e vet, Luana ka shtuar ca kile, dhe kjo ka ngritur zërat për ndërhyrje tek të pasmet, shfaqet me dhëmbë më të mëdhenj, buzë më të plota për të cilat moderatorja thotë se i vijëzon me laps, vetulla më të trasha, mollëza më të ngritura dhe hundë më të vogël.

Luana mohon kategorikisht çdo thashethem që qarkullon, por fotot e saj lundrojnë nëpër internet.

Dhurata Dora

Këngëtarja nga Kosova është tani ndër më të pëlqyerat dhe të dëgjuarat, jo më kot njerëzit kanë gërmuar në të shkuarën e saj për të vënë re ndryshimet në pamje. Buzë më të plota, hundë më e vogël, vetulla më të trasha dhe sigurisht makeup më i mirë, që vlen për t’u përmendur për të gjithë personazhet në listë.

Valbona Mema

Këngëtarja e muzikës popullore është kthyer në qendrën e diskutimin në portale dhe rrjete sociale, sepse veç flokëve të shkurtra ka shfaqur ndryshime mjaft të dukshme në fytyrë.

Buzë dukshëm më të mëdha, dhëmbë po ashtu të mëdhenj, mollëza të kërcyera dhe mimikë e ngrirë, gjatë kësaj periudhe Valbona mund të ketë bërë ca injeksione të vogla në fytyrë.

Jonida Maliqi

Jonida ka pësuar ndryshimet më të dukshme në portret. Përpos grimit që tani është gjithnjë profesional, këngëtarja ka mbushur buzët, ka kryer një ndërhyrje në hundë, ka vendosur dhëmbë më të mëdhenj dhe ka vetulla më të plota, ashtu si mollëza më të kërcyera.

Lori Hoxha

Aksionerja e Top Medias është diskutuar po ashtu për ndryshime në pamje.

Ajo nuk e ka mohuar diçka të tillë, por nuk i ka vënë gishtin ndërhyrjeve specifike. Hundë më e vogël, buzë më të plota, mollëza më të kërcyera, madje rreth flokësh më i rregullt dhe gjoks më i madh.