E RËNDËSISHME/ Nëse po kalon 1 nga këto 4 situata, konsultohu menjëherë me gjinekologun - AlpeGossip
E RËNDËSISHME/ Nëse po kalon 1 nga këto 4 situata, konsultohu menjëherë me gjinekologun

E RËNDËSISHME/ Nëse po kalon 1 nga këto 4 situata, konsultohu menjëherë me gjinekologun

Përgëzime! Nëse e klikuat këtë artikull, kjo tregon se shfaqni interes për shëndetin e trupit tuaj. Më poshtë do të gjeni të listuara 4 situata konkrete ku duhet medoemos të vizitoheni te një gjinekolog.

~ Gjendër që ju shkakton dhembje ~

Konsultimi me një gjinekolog është i DOMOSDOSHËM në rast se ndjeni praninë e një gjendre në brendësi apo në sipërfaqe të vaginës. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e tyre janë të padëmshme, por lloje të caktuara mund të shkaktojnë aq shumë dhembje, saqë mund ta keni të vështirë të ecni apo të qëndroni ulur.

~ Gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale ~

Para menopauzës, gjakderdhja në fjalë është e zakonshme. Ky problem mund të zhduket për 6 muaj, por gjakderdhja është edhe simptomë e kancerit vaginal dhe atij të qafës së mitrës, prandaj një vizitë gjinekologjike është e domosdoshme.

~ Enjtje të vaginës dhe/ose kruarje ~

Këto simptoma mund të shkaktohen nga shampoja që përdorni kur bëni banjë, menopauza apo edhe një infeksion mykotik. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk është diçka shqetësuese. Por, këto simptoma mund të jenë edhe shenja të trikomoniasis, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

~ Djegie gjatë urinimit dhe sekrecionet vaginale NDRYSHE nga më parë ~

Të kesh sekrecione vaginale është mëse normale, por nëse vëreni ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje, do të thotë se diçka nuk shkon. Aq më tepër nëse keni edhe djegie.