Hollandë/ Realizohet embrioni i parë tërësisht artificial – AlpeGossip
Hollandë/ Realizohet embrioni i parë tërësisht artificial

Hollandë/ Realizohet embrioni i parë tërësisht artificial

Në Hollandë u krijua embrioni i parë, i gjithi artificial, pra jo si krijim i bashkimit të spermatozoideve me vezën, por nga qelizat staminale.

Embrioni është i një miu dhe u zhvillua në uterus, por nuk ka arritur ende në fazën e pjekurisë.

Publikuar në revistën Nature, zbulimi lejon studimin e fazave të para të zhvillimit të një qenieje të gjallë dhe në të ardhmen mund të çojë në krijimin e qenieve të gjalla të para artificiale.

Embrioni artificial u arrit në Institutin e Mjekësisë Rigjeneruese në Universitetin e Maastricht, nga grupi i drejtuar nga Nicolas Rivron.

Pika e nisjes ishin dy familje të qelizave staminale: ato që i japin origjinën plaçentës dhe ato nga të cilat përbëhet organizmi.

Në provëz qelizat krijuan një strukturë të ngjashme me ato të një embrioni në fazën fillestare të zhvillimit, të quajtur blastociste, në të cilat formohet qeska që përmbledh qelizat staminale.

Embrioni artificial i cili ka krijuar një strukturë të ngjashmë është quajtur “blastoide” dhe është një sferë e përbërë nga shtresa shumë të holla.

Nuk mund të përjashtohet fakti që në të ardhmen e largët, kjo të jetë rruga për të krijuar qenie jetësore artificiale, por për momentin është një laborator pa precedentë për të studiuar fazat fillestare të zhvillimit të qelizës, ato në të cilat krijohet plaçenta dhe në të cilat ndodh vendosja në uterus dhe që, në shumë raste, janë origjina e dështimit të shumë shtatzanive.