Alketa Vejsiu shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në festivalin italian “Sanremo”. Ajo arriti të realizonte ëndrrën e saj të madhe dhe të ngjitej në shkallën më të lartë të karrierës së saj profesionale.
Në mediat italiane disa e kanë cilësuar si “uragan”, “vullkanike”, “energjike” e shumë komente pozitive poër prezantuesen shqiptare. Alketa dhuroi një performancë emocionuese duke kënduar me Bobby Solo, këngën “Una lacrima sul viso”. Pasi mbajti një monolog ku preku zemrat e gjithë publikut, mbi historinë e emigracionit shqiptar drejt Italisë, si dhe përmendi tragjedinë e kanalit të Otrantos, e jo vetëm.
Të pafundme ishin vlerësimet që ju dedikuan Alketës, shumë italianë kanë reaguar të mahnitur nga performanca e saj. Madje disa janë shprehur se mori një vëmendje më të madhe se Georgina Rodrigues dhe prezantuesit e tjerë në netët e para.
“Alketa dukshëm nga të gjithë që ishte e talentuar, nëse jo seriozisht në dashuri dhe gjithashtu e përgatitur mirë në vendin tonë dhe mbi kulturën e asaj skene. Praktikisht e kundërta e asaj pakete iberiane që është vetëm atje për të qenë “gruaja e ….” pa e kuptuar as se ku është në të vërtetë. Dhe do të shtoja gjithashtu se për një shqiptar është më e vështirë të flasësh mirë italisht sesa një spanjolle, e megjithatë …. aho 10 me 0 për Alketa!
Bobby Vetëm padyshim shumë i madh, ju i keni dhënë shumë pak hapësirë.” shkruan njëri nga ndjekësit italian. Ndërkohë shumë komplimenta të tjerë i janë dedikuar Alketës duke e përgëzuar për prezantimin e saj, që nga veshja, qëndrimi, rrjedhshmëria e gjuhës italiane etj. ALPEgossip.al