“NGA ERDHI KJO GRUA?”/ Komentuesja italiane krahason Alketën me Georginën: Bjonde shpërthyese (FOTO) – AlpeGossip
“NGA ERDHI KJO GRUA?”/ Komentuesja italiane krahason Alketën me Georginën: Bjonde shpërthyese (FOTO)

“NGA ERDHI KJO GRUA?”/ Komentuesja italiane krahason Alketën me Georginën: Bjonde shpërthyese (FOTO)

Në natën e tretë të festivalit italian Sanremo, u ngjit në skenë dhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, në krahë të Amadeusit dhe gjithashtu partneres së Ronaldos, Georgina Rodrigues.
Alketa i mahniti të gjithë italianët dhe krenoi gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në festival. Rjedhshmëria e saj në gjuhën italiane, performanca e këngës, monologu me mesazh të fortë si dhe shkathtësia e saj e bënë publikun të krijonte shumë mbresa e madje e quajtën prezantuesen një “uragan”, duke e cilësuar shume “energjike” dhe “vullaknike”.
Georgina gjithashtu performoi në skenën e Sanremo-s duke kërcyer një tango për herë të parë, ku u shfaq shumë sensuale.
Mirëpo ndër komentet pozitive për Alketën, ka dhe nga ato krahasueset, ku i dallojnë dy prezantueset e natës së tretë të festivalit me njëra-tjetrën. Në njërin prej tyre kanë thënë se Alketa ishte e kundërta e partneres së Ronaldos, e cila sipas saj ishte e padobishme, ndryshe nga “një bionde shpërthyese”:
“Dhe nga erdhi kjo grua? Para mbrëmjes së sotme nuk kisha dëgjuar kurrë për të, por ajo ishte në atë skenë duke treguar mjeshtëri të situatës, lehtësisë, njohjes së gjuhës sonë.
Një bionde shpërthyese.
Në thelb e kundërta e saktë e gruas së Ronaldos që dukej se ishte parashutuar rastësisht në atë skenë, në pamundësi për të folur italisht, në pamundësi për të kërcyer, në pamundësi për të mbajtur situatën. Një figurë e bukur e kam fjalën. Plotësisht e padobishme.” ALPEgossip.al