“SHPËRTHYESE, SENSUALE, E TALENTUAR…”/ Tgcom24 për Alketa Vejsiun: Moderatorja shqiptare që magjepsi Sanremon – AlpeGossip
“SHPËRTHYESE, SENSUALE, E TALENTUAR…”/ Tgcom24 për Alketa Vejsiun: Moderatorja shqiptare që magjepsi Sanremon

“SHPËRTHYESE, SENSUALE, E TALENTUAR…”/ Tgcom24 për Alketa Vejsiun: Moderatorja shqiptare që magjepsi Sanremon

Magjepse, shpërthyese dhe me një karizëm të dukshëm Alketa Vejsiu diti në një moment të bëjë për vete zemrat e italianëve. Kështu shkruan Tgcom 24 për moderatoren shqiptare e cila në krah të Amadeus dhe Rodrigues i bëri të gjithë të flasin për të dhe për Shqipërinë.

‘Bukuroshja Alketa Vejsiu është shfaqur në Festivalin e Sanremos në natën e tretë me një fustan rozë dhe të kuq në skenën e Ariston duke lënë në hije edhe drejtuesin televiziv Amadeus. Drejtuesja shqiptare është shfaqur joshëse duke treguar format e saj të bukura. Me një italishte të mirë, Alketa Vejsiu ka ditur të bëjë për vete në një moment zemrat e italian. E lindur 36 vite më parë në Tiranë, Alketa është një femër vitale dhe me shumë energji. E diplomuar për ekonomi, stiliste, producente, sipërmarrëse dhe mbi të gjitha drejtuese televizive ajo është një nga figurat më të rëndësishme në Shqipëri’ vazhdon Tgcom24. ‘E mrekullueshme dhe me një buzëqeshje ngjitëse, gjatë mbrëmjes së Festivalit, kushtuar muzikës italiane ndër vite ajo nuk është intimiduar aspak nga një skenë kaq e madhe.

Ajo diti gjithashtu preku zemrat e të gjithëve me monologun kushtuar Italisë dhe dashurisë së saj për italianët, ndjenja të cilat shfaqen të qarta edhe në rrjetin e saj social’, mbyll lajmin Tgcom.