Letra: Kur sapo isha fejuar, magjia e asaj gruaje më shkatërroi jetën – AlpeGossip
Letra: Kur sapo isha fejuar, magjia e asaj gruaje më shkatërroi jetën

Letra: Kur sapo isha fejuar, magjia e asaj gruaje më shkatërroi jetën

“Isha 19-vjeçe dhe e sapofejuar. Pas 3 muajve fejesë isha tek shtëpia e tij një mëngjes dhe duke bërë punët, rrëzohem tek dera e shtëpisë.Nuk u vrava, u ngrita shpejt, po të nesërmen pa e kuptuar as vetë më bllokoi mesi dhe s’po lëvizja dot më.

Nuk e dhashë veten, por ndjeja se po më ikte shikimi dhe kur i thashë vjehrrës simë, askush nuk më besoi. Mua më kishin bërë magji të rëndë! Atë ditë fillon kalvari i vuajtjeve të mia. Nuk lamë mjek dhe spital pa shkuar, çdo vizitë më dilte mirë, më mbushën me ilaçe që sa herë i pija, bëhesha më keq.  Çdo mbrëmje kur shtrihesha për të fjetur shihja hije që më dukej sikur më shtrëngonin fytin dhe më thoshin “digj rrobat që ke veshur”.

Unë në ato momente ulërisja, shkulja flokët e mia, nuk e kontrrolloja dot veten deri sa im atë më mbante nga këmbët e vjehrri nga duart. Nuk dija çfarë bëja, arritën të më lidhnin në krevat se ikja pa arsye. 2 muaj nuk kam bërë gjumë të qetë, edhe dush më bënte motra. Aq keq isha sa thoja gjithë kohës “O Zot pse më bërë kështu, më mirë të vdes!”. Ditë më vonë më më thonë se është mirë të shkonim në kishën e Laçit dhe ashtu bëmë. Unë e kisha të pamundur të ecja dhe më mbanin në krahë.

Kështu bëra për ditë më radhë, derisa mbaj mend një ditë, teksa lutesha duke qarë më hapet një plagë në shpinë që rridhte vetëm gjak dhe qelb. E gjithë magjia që më kishte paralizuar kishte qënë aty!  Ditën e 7-të që shkova në kishë ndjeva për herë të parë këmbët. Ndonëse s’u dorëzova kurrë dhe ja dola që jeta ime të ndryshojë, Zoti e dënoi gruan që ma bëri këtë. Dhe pse më vjen keq, ajo u dënua me një fëmijë që lindi me një krahë.”