“NGELI DUKE MË PARË NGA KËMBËT”/ Serena Sula “plas” skandalin për Ilir Shaqirin: Më kërkoi numrin… – AlpeGossip
“NGELI DUKE MË PARË NGA KËMBËT”/ Serena Sula “plas” skandalin për Ilir Shaqirin: Më kërkoi numrin…

“NGELI DUKE MË PARË NGA KËMBËT”/ Serena Sula “plas” skandalin për Ilir Shaqirin: Më kërkoi numrin…

Nëse jeni një përdorues i rrjeteve sociale, padyshim e keni shumë të dëgjuar emrin e Serena Sulës.

Ajo është një nga personazhet më të komentuar në rrjet për mënyrën spontane të të shprehurit, apo edhe ekspozimin e formave të saj në Instagram. Serena bëri një bujë të madhe me lidhjen e saj të fundit me ish-konkurentin e Përputhen, Arjon Lulin. Madje ndarja e tyre u bë virale kudo në rrjet.

Së fundmi në një intervistë televizive, Sula është pyetur për emrin e mashkullit vip shqiptar që e ka ngacmuar.

Ndonëse në fillim ka hezituar, më pas Serena ka habitur me përgjigjen e saj. Ajo u shpreh se teksa ndodheshin në një ambjenT të përbashkët, Ilir Shaqiri ka flirtuar me të.

“Kur isha një intervistë në Top Channel qëllova me fituesin e BBV, Ilir Shaqirin. Po bëja grimin dhe erdhi Iliri me Sabianin dhe ngeli duke më parë nga këmbët. Unë isha aty edhe tha: “Wow ku e kam parë këtë”. Unë i thash që jam Serena Sula dhe ai tha: “Po je vajza që bën tWerk”. Ngeli shtangur kur më pa. Po ku je ti që s’na u fute neve tek Big Brother. Unë duhet të isha në BBV dhe i thashë a do bënim gjë aty bashkë edhe tha: “Vallaj po. Je shumë seksi”. Pimë cigare jashtë dhe më mori kontaktin,”-u shpreh Serena.