“NË SHQIPËRI JETA ËSHTË E VËSHTIRË”/ Flet transgjinorja Amber Candy: Njerëzit me mendje të ngushtë të mbyllen në shtëpi – AlpeGossip
“NË SHQIPËRI JETA ËSHTË E VËSHTIRË”/ Flet transgjinorja Amber Candy: Njerëzit me mendje të ngushtë të mbyllen në shtëpi

“NË SHQIPËRI JETA ËSHTË E VËSHTIRË”/ Flet transgjinorja Amber Candy: Njerëzit me mendje të ngushtë të mbyllen në shtëpi

Amber Candy është një ndër personazhet që ka thyer tabu në vendin tonë me kthimin e saj nga fizik mashkulli në femre.

E ftuar në Shqipëria Live ajo ka folur për sfidat që i është dashur të përballojë gjatë ndryshimit, por dhe për ndjesitë e saj.

“Kam bërë ndryshimet që mund të bëjë një transgjinore, dhe organet gjenitale. Jam mirë me shëndet kjo është e rëndësishme. Si çdo operacion donte ditët e veta të shërimit por s’kam pasur probleme. Paragjykime kanë të gjithë njerëzit. Shqiptarët i kanë më të ekzagjeruara. Bota është më e hapur, më e e mësuar me llojin tim. Ndërsa Shqipëria është e paditur.

Është e vështirë të përshtaten me llojin tonë. Tek mua, kam qenë 70% femër përpara se të ndryshoja në fizik, mendimi që më çoi ta bëja ishte se kisha më shumë paragjykime ashtu se sa tani. Njerëzit shikonin një mashkull me sjellje dhe zë femëror. Gei-t janë meshkuj me veprime femërore. Unë ndihem e realizuar sepse në momentin që ke kaluar 50% e të qenit femër nuk kthehesh dot mbrapa. Përveç gjoksit nuk kam kapur gjë tjetër, nuk kam transformuar pjesë të tjera të trupit.

Fenë janë ndarë nga njerëzimi. Kjo nuk është një gjë që ta thotë zoti bëjë, në momentin që zoti të sjell në tokë me hormone më shumë femërore, nuk mund të bësh gjë tjetër. Prindërit jashtë kur i shohin fëmijët me sjellje femërore u japin hormone mashkullore për t’i kthyer në meshkuj. Kjo nuk është sëmundje është preferencë, bota jonë është e vështirë të kuptohet.”- tha ajo

Ndërkohë, sa i përket njerëzve që e paragjykojnë ajo tha se ata duhet të qëndrojnë në shtëpi.

“Një njeri që e ka mendjen e vogël të rrijë i mbyllur, të rrijë në shtëpinë e vet dhe mos dalë. Njerëzit duhet të tremben nga nata që kanë 5 dashnore, që tradhtojnë familjen. Nëse nuk e një familje të shëndetshme do paragjykosh. I bëjnë njerëzit e sëmurë. “- tha ajo.