EFEHAN BËN 1-MUAJSH/ Almeda Abazi tregon të plotë portretin e të birit (FOTO) – AlpeGossip
EFEHAN BËN 1-MUAJSH/ Almeda Abazi tregon të plotë portretin e të birit (FOTO)

EFEHAN BËN 1-MUAJSH/ Almeda Abazi tregon të plotë portretin e të birit (FOTO)

Muajin e kaluar Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit. Çifti preferuan mos ta zbulonin fillimisht portretin e vogëlushit, por ishte Tolga ai që i shuajti kuriozitetin publikut me një foto me të birin.

Ndërsa Almeda edhe pse gjatë kësaj kohe është treguar më e kujdesshme me fotot që poston, sot e ka treguar për herë të parë portretin e të birit duke shkruar se Efehan bën 1 muajsh.

Në foto vogëlushi shfaqet duke pushuar në kraharorin e të ëmës dhe duket si një ëngjëll.

Edhe pse Almeda tha se Efehan i ngjan shumë Tolgës, duhet thënë se nga kjo foto shohim shumë ngjashmëri të vogëlushit me bukuroshen shqiptare.