Eneda Tarifa flet për marrëdhënien me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti – AlpeGossip
Eneda Tarifa flet për marrëdhënien me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti

Eneda Tarifa flet për marrëdhënien me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti

KëngëtarjaEneda Tarifa mundohet t’i përkushtohet sa më shumë, vajzës së saj Arias, pavarësisht punës në televizion.

Në një intervistë për “Jo vetëm Modë”, Eneda foli për herë të parë për vajzën, pas ndarjes me bashkëshortin, dhe është shprehur se ndihet shumë mirë dhe e plotësuar.

 

“Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar shumë. Sigurisht që do të doja të isha 24 orë në funksion të saj sepse është një fëmijë shumë i zgjuar. Jo i zgjuar siç thotë çdo nënë për fëmijën e saj, por më kupton, më kupton si një e rritur. Më kupton në profesionin tim, në atë që bëj dhe më justifikon”, është shprehur Eneda.

 

Tarifa konfirmoi ndarjen me bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnjan në janar të këtij viti.