Ju prezantojm Stormi Webster: E vogla e Kylie-t bën selfien e parë në Snapchat – AlpeGossip
Ju prezantojm Stormi Webster: E vogla e Kylie-t bën selfien e parë në Snapchat

Ju prezantojm Stormi Webster: E vogla e Kylie-t bën selfien e parë në Snapchat

Travis Scott sapo postoi një foto të Stormi Webster, vajzës së tij me Kylie Jenner. Dhe s’është një nga fotot e Kylie-t, ku duket një këmbë, pak faqe dhe një gjysmë hunde. Është selfie e bërë në Snapchat, me filtër.

Nëse s’mendonit se një fëmijë një muajsh ishte cool deri tani, do të ndryshoni mendje.

Our little rager !!!!

A post shared by flame (@travisscott) on

Travis shkruajti nën foto “nevrikja jonë e vogël”, por Stormi duket si foshnja më e qetë në botë. Po thith biberonin në paqe, sytë e çlodhur, rehati rehat.

Stormi erdhi në jetë më një shkurt, pas një shtatzënie tepër sekrete. Kylie donte që të kalonte nëntë muaj të qetë, vetëm ajo dhe fëmija brenda saj. Rezultati është kjo fytyrë poçe me sy bajame.