Turi dhe Orinda shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Orinda po pret një vajzë dhe i ka rënë një nur shumë i bukur shtatzënie, aq sa Turi shpreh dëshirën që ata të bëjnë skuadër basketbolli.
“Nese ky eshte rezultati, une them ta bejme nje skuader basketbolli “, shkruan Turi krah fotos së Orindës, e cila është nxehur që ai e ka postuar foton pa lejen e saj.
“Nuk te coj me asnje foto, them se jane boll cercizrat e turqelit qe shkrep vete. Ti vertet rri zgjuar naten por une zgjohem 4 ore para teje… edhe pak do hap arkiven”, komenton Orinda.