“ROBERTI MUND TË SIHTE I DASHURI IM”/ Lei Kraja bën deklaratën befausese (VIDEO) – AlpeGossip
“ROBERTI MUND TË SIHTE I DASHURI IM”/ Lei Kraja bën deklaratën befausese (VIDEO)

“ROBERTI MUND TË SIHTE I DASHURI IM”/ Lei Kraja bën deklaratën befausese (VIDEO)

Si çdo të shtunë tanimë në “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca, zbulojmë plot surpriza e të papritura. E tillë ishte dhe loja “E vërtete apo sfidë” ku përballë njëri-tjetrit u vendosën Ervin Kurti dhe Lei Kraja.

Gjatë lojës kjo e fundit zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese: “Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”

Lei u përgjigj “pse jo”, duke shtuar se Roberti është i pashëm, ka trup për tu admiruar dhe tipi i tij është tërheqës.

Më pas, Lei ka sqaruar se pavarësisht këtyre, diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrë pasi Roberti ka në krah një nga femrat më seksi të showbiz-it shqiptar. Gjithashtu ajo theksoi edhe deklaratën e këtij të fundit që Lein e ka si motrën e tij të vogël e për këtë arsye shanset për diçka të tillë ulen akoma më tepër.

Nuk e dimë si e ka pritur Nora këtë deklaratë të moderatores sportive, por duket se pavarësisht simpatisë së Leit, dyshja e tyre mund të funksionojë vetëm si një miqësi e mirë.