U NDA NGA DEPUTETI KOSOVAR/ Zbulohet lidhja e re e Iva Alikos me biznesmenin e njohur – AlpeGossip
U NDA NGA DEPUTETI KOSOVAR/ Zbulohet lidhja e re e Iva Alikos me biznesmenin e njohur

U NDA NGA DEPUTETI KOSOVAR/ Zbulohet lidhja e re e Iva Alikos me biznesmenin e njohur

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”, ishte një nga vajzat më të komentuara në media e rrjete sociale, Iva Aliko. Iva tregoi setin e ri fotografik që ka bërë për Krishtlindje, ku shfaqet shumë provokuese në ambiente të dekoruara.

Gjatë emisionit Iva zbuloi se nuk është më me deputetin, por ka nisur një lidhje me një biznesmen.

“Ruaj marrëdhënie të mira, por nuk jemi më bashkë”, tha Iva për deputetin. “Mua më nxorrën një foto me deputetin kosovar, por më duket është fshirë”, shtoi ajo.

“Kam disa kohë që jam me dikë tjetër, i cili merret me biznes dhe jeton midis Zvicrës e Prishtinës. Rrimë në kontakt gjatë gjithë ditës me njëri-tjetrit, takohemi o në Prishtinë o në Zvicër. Jemi në një marrëdhënie prej një viti e pak”, tregoi Iva.