Ditën e sotme është mbajtur në Prishtinë “Parada e Krenarisë” e organizuar nga komuniteti LGBT.
Në këtë paradë kanë marrë pjesë anëtarë të shumtë të këtij komuniteti, brenda dhe jashtë Kosovës.
Gjithashtu, e pranishme për të mbështetur dashurinë e tyre, ka qenë edhe këngëtarja Adelina Ismaili.
Nuk mund të mungonte, pa dyshim, aktivistja shqiptare, Xheni Karaj, e cila prej kohësh e ka shprehur hapur orientimin e saj seksual.
Sot vetë Xheni ka publikuar një foto duke u puthur në buzë me një vajzë mjaft bukuroshe, e cila nuk dihet nëse është e dashura e saj, apo një mikeshë e Xhenit.
E reja ka tërhequr vëmendjen dhe nuk kanë qenë të paktë ata që kanë pyetur për identitetin e bukuroshes, i cili, deri më tani ngelet enigmatik.