Pas Turit edhe “Apartamenti 2XL” transferohet në Klan? Flet Jul Deda: Falenderoj të gjithë ata… (FOTO) – AlpeGossip
Pas Turit edhe “Apartamenti 2XL” transferohet në Klan? Flet Jul Deda: Falenderoj të gjithë ata… (FOTO)

Pas Turit edhe “Apartamenti 2XL” transferohet në Klan? Flet Jul Deda: Falenderoj të gjithë ata… (FOTO)

Turi largohet për në Klan dhe merr me vete “Apartamentin 2XL”? Mësoni çfarë do të ndodhë!

Që Turi do të largohet dihet tashmë, por çfarë do të ndodhë me Apartamentin 2XL?

Lajmi për largimin e Turit në “Klan Plus” u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat. Ai e mohoi fillimisht këtë lajm, por më pas u kap “mat” në ambjentet e televizionit “Klan” në shoqërinë e Aleksandër Frangaj.

U aludua se në muajin shtator, në sezonin e ri, Turi pritet të nisë një emision me lojëra, të ngjashëm me emisionet që drejtonte në fillimet e tij, por nuk ka patur gjë zyrtare.

Sakaq, u aludua edhe se Turi nuk do shkojë i vetëm në televizionin “Klan” por do të marrë me vete edhe trupën e aktorëve të “Apartamentit 2XL”. Lajm ky që sërish u hodh poshtë jo vetëm nga Turi, por edhe nga trupa e aktorëve.

Mirëpo tashmë nuk ka më dyshime, sepse këtë lajm e pranoi vetë Julian Deda me anë të një postimi në Facebook.

Ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtoret e tij për 9 vite në Tring dhe Vizion Plus e ka lajmëruar që së bashku me stafin e Apartamentit po largohen në një televizion tjetër dhe me siguri për në Klan, përderisa Juli e quan si rikthim të tij dhe aty do gjejnë Turin.

Faleminderit Vizion Plus & TRING…! Ne Tetor te vitit 2009 nga nje telefonate e shkurter (Turi mund ta konfirmoje 😉),…

Gepostet von Julian Deda am Mittwoch, 13. Juni 2018