PAS SHUMË VITESH SI I ZHDUKUR/ Çfarë e bindi Armend Rexhepagiqin të shfaqej tek ‘Kënga Magjike’ – AlpeGossip
PAS SHUMË VITESH SI I ZHDUKUR/ Çfarë e bindi Armend Rexhepagiqin të shfaqej tek ‘Kënga Magjike’

PAS SHUMË VITESH SI I ZHDUKUR/ Çfarë e bindi Armend Rexhepagiqin të shfaqej tek ‘Kënga Magjike’

Para se të ishte pjesë e jurisë për kategorinë “New Artist” tek “Kënga Magjike 2018”, nuk e dimë ekzaktësisht kur ishte hera e fundit që u pëmend emri i Armend Rexhepagiqit. Kur fitoi çmimin e parë tek “Kënga Magjike” në 2006-n me këngën “Kur dashuria vdes”? Hm ndoshta.

Në një intervistë për “Prive”, ai pohoi se edhe pse “i padukshëm” ka qenë prezent.

“Nuk është se jam zhdukur, gjatë gjithë kohës kam qenë aktiv. Thjesht një ngopje me median dhe…thjesht unë pres rastin kur dal.”

Mirëpo çfarë e bindi artistin të pranonte që të ishte pjesë e jurisë për artistët e rinj.

“Kam pranuar në mënyrë shumë spontane. Ishte ditëlindja ime kur më merr në telefon Ardit Gjebrea, organizator i këtij festivali dhe shok i mirë i imi. Kërkonte dikë me cilësi jo modeste [në muzikë]. Më tha që shpesh njerëzit e pyesnin që pse nuk e merr [Armendin], dhe u kishte thënë që ‘i kam thënë, por nuk vjen’. M’u duk aq simpatik në ato momente, dukej aq i sigurt që unë s’do vija. Aty i kam thënë ‘dëgjo, mbase edhe vij’. Më jep 24 orë që të mendohem. Arditi ende nuk besonte. Tani ndihem shumë mirë.”

(Për fat të keq) Armendin ende nuk e ka marrë malli për t’u prezantuar me një këngë të re. Pra, siç duket është “tejngopur” nga skena, por nuk i dihet kurrë.