DY VITE PAS NDARJES/ Eneda Tarifa fotografohet me ish-bashkëshortin – AlpeGossip
DY VITE PAS NDARJES/ Eneda Tarifa fotografohet me ish-bashkëshortin

DY VITE PAS NDARJES/ Eneda Tarifa fotografohet me ish-bashkëshortin

Moderatorja dhe këngëtarja mjaft e njohur për publikun Eneda Tarifa ka mbi 2 vite që është divorcuar nga bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja . Një dashuri që zgjati plot 18 vite, e nisur që në adoleshencën e tyre për të vijuar deri në vitin 2017 kur edhe përfundoi gjithçka.

Që atëherë moderatoren e kemi parë gjithnjë e më rrallë të postojë foto si familje bashkë me vajzën e saj Aria. Ka qenë pikërisht çelja e sezonit të ri shkollor që ka bërë bashkë ish çiftin Eneda dhe Erjon, të cilët kanë zgjedhur t’a fotografojnë këtë moment të shënuar për bijën e tyre. Ata kanë pozuar të lumtur së bashku në hyrje të shkollës dhe mes tyre vërehet vetëm lumturi. Mesa duket dyshja kanë vijuar të ruajnë një raport korrekt kundrejt njëri tjetrit dhe vazhdojnë të tregojnë respekt.

Ajo që u vu re po ashtu ishte edhe fotoja e shkrepur nga motra e Erjonit, kunata e Enedës e cila po ashtu ka zgjedhur të ruajë kontaktet me familjen e të vëllait. Një marrëdhënie për tu pasur zili.