“NUK MË LË TA PUTH”/ Jonida Shehu rrëfen marrëdhënien me vajzën e saj – AlpeGossip
“NUK MË LË TA PUTH”/ Jonida Shehu rrëfen marrëdhënien me vajzën e saj

“NUK MË LË TA PUTH”/ Jonida Shehu rrëfen marrëdhënien me vajzën e saj

Moderatorja shumë e dashur për publikun Jonida Shehu ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ nga ku ka zbuluar shumë nga jeta e saj private. Ajo ndër të tjera ka folur edhe për vogëlushen e saj me emrin kaq të veçantë Kristal. Mami Jonida  kujdeset gjithnjë që vajzës të mos i mungojë asgjë dhe për këtë arsye tregon se kalon shumë kohë me Kristalin.

Në intervistën e dhënë ajo ka zbuluar një fakt shumë interesant, që vajza nuk i ka ngjarë asaj në asnjë drejtim. Me tone humoristike ajo është shprehur se Kristali është një kopje e të atit dhe për këtë ndjehet pak keq. “Të gjitha cepat e shtëpisë i kemi të vizatuara, asnjë lodër nuk qëndron me këmbët e veta, me pak fjalë nuk më ka ngjarë mua por bashkëshortit, pasi e shoh që të gjitha gjërat janë të zbërthyera dhe çmontuara deri në detaje. Shpresoj të vajzërohet me kalimin e kohës ,në lojrat e pasionet e veta”, është shprehur në intervistë Jonida.

Diçka tjetër të cilën moderatorja e tregoi me keqardhje ishte fakti se vajza nuk është aspak e afruar dhe nuk lejon njeri t’a puthë e përqafojë, e normalisht as Jonidën. “Do të  kisha më shumë foto me të në rrjetet sociale nëse do më linte ta puthja”, rrefeu ajo si një justifikim për mungesën e fotove nënë e bijë. Megjithatë ato pak që kanë, janë kaq të bukura.