Labinot Gashi është një nga moderatorët më të ndjekur shqiptarë. Prej kohësh ai drejton emisionin “Një kafe me Labin” dhe është bërë mjaft i njohur. Gashi gjithashtu përflitet për jetën e tij private.
Moderatori dhe bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bukur e dha vetë Labinoti 3 muaj më parë në festën e Fiter Bajramit.
Ndërsa sot Gashi me anë të një fotoje ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës. “Unë dhe këto dyjat,“- shkruan moderatori krahas një fotoje ku shihet me Qëndresën. Pra çifti i njohur janë në pritje të një vajze!