NJERIU I TIJ I ZEMRËS FESTON DITËLINDJEN/ Donald Veshaj bën dedikimin e ndjerë. Ja dhurata “e pazakontë” – AlpeGossip
NJERIU I TIJ I ZEMRËS FESTON DITËLINDJEN/ Donald Veshaj bën dedikimin e ndjerë. Ja dhurata “e pazakontë”

NJERIU I TIJ I ZEMRËS FESTON DITËLINDJEN/ Donald Veshaj bën dedikimin e ndjerë. Ja dhurata “e pazakontë”

Mjafton të përmendim emrin Donald Veshaj dhe secili e ka diçka për të thënë.

Duke filluar nga eksperienca e tij në Big Brother Vip e deri te ribashkimi me Bora Zemanin. Aktori akoma zgjon interes tek publiku dhe në të tilla rrethana çdo lëvizje e tij në rrjetet sociale ndiqet me kërshëri.

Nëse këtë herë mendoni se do të flasim për diçka në lidhje me moderatoren Bora Zemani, jeni gabim. Në fakt ka qenë mamaja e Donaldit e cila një ditë më parë ka festuar ditëlindjen.

Në këtë ditë speciale për të nuk ka munguar as një urim në rrjetet sociale nga Donaldi. Me shpirtin artistik që e karakterizon ai ka postuar dorën e kapur me nënën e tij, teksa shkruan: “Edhe 100 vjeç mami”,- duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Por, nuk mbaron me kaq. Donald Veshaj ka postuar edhe një video të nënës së tij ku tregon “dhuratën” që i ka bërë.

“Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje,”-shkruan aktori.