KEISI FESTON DITËLINDJEN/ Urimi emocionues që merr nga Sabiani – AlpeGossip
KEISI FESTON DITËLINDJEN/ Urimi emocionues që merr nga Sabiani

KEISI FESTON DITËLINDJEN/ Urimi emocionues që merr nga Sabiani

Keisi Medini është shndërruar në një emër mjaft të përfolur në median shqiptare, duke marrë mjaft dashuri nga publiku.

Pas eksperiencës së saj në BBV, Keisi momentalisht po shijon një tjetër eksperiencë dhe bëhet fjalë për “Kepi i Vipave”, ku sigurisht ka qënë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme bukuroshja bionde feston ditëlindjes e saj të 23-të dhe ndër urimet e shumta që ka marrë nga miqtë, duket se urimi më i veçantë i ka ardhur sigurisht nga babai i saj, Sabiani.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Sabiani shkruan: “Sot do marrësh miliona urime por babi të uron dhe kujdeset për ty çdo ditë. Nuk majafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time. Se jo vetëm ti por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi. Falenderoj zotin në çdo moment që kam fatin të jem babi yt Keisi Medini”.

Keisi ka vendosur që ditëlindjes ta presë mes miqëve të saj. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo shihet nën shoqërinë e Ronaldo Sharkës, Antoneta Koci dhe shumë miqve të tjerë.