ARILENA ARA E PRET VITIN E RI ME TË DASHURIN MENAXHER/ Krahun e djathtë të Vera Grabockës – AlpeGossip
ARILENA ARA E PRET VITIN E RI ME TË DASHURIN MENAXHER/ Krahun e djathtë të Vera Grabockës

ARILENA ARA E PRET VITIN E RI ME TË DASHURIN MENAXHER/ Krahun e djathtë të Vera Grabockës

Këngëtarja Arilena Ara dhe menaxheri i saj Popi Kola janë përfolur përherë për një histori dashurie mes tyre, dhe duket se edhe ndërrimin e viteve dyshja e ka kaluar së bashku.

Ka qenë Kola ai që ka postuar një foto, ku shihet Arilena duke e puthur në faqe, por pa dhënë më shumë detaje rreth fazës që ka marrëdhënia mes të dyve.

Dedikimi më domethënës ka qenë ai i Kolës verën që lamë pas ku uronte këngëtaren për ditëlindjen e saj, dhe i premtonte se do të ishin së bashku dhe 80 vitet e tjera.

“Gëzuar datëlindjen Kido (nickname që ata përdorin për të thërritur njëri-tjetrin). E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë time! 8 vite histori bashkë dhe kemi edhe 80 përpara. Gjithmonë bashkë, vetëm të dy!”, shkruante Kola.

Kujtojmë se ky i fundit ka qenë një nga personat më të afërt të Vera Grabockës, dhe ka shërbyer dhe si një dorë e fortë ndihme për Arilenën në ngjitjen e shkallëve në karrierën e saj.

View this post on Instagram

First day of 2020 started like this! #Kido❤️

A post shared by Popi Kola (@popikola) on