SHOQËRIA I NXJERR SEKRETIN/ Trejsi merr propozimin me unazë për ditëlindje (VIDEO) - AlpeGossip
SHOQËRIA I NXJERR SEKRETIN/ Trejsi merr propozimin me unazë për ditëlindje (VIDEO)

SHOQËRIA I NXJERR SEKRETIN/ Trejsi merr propozimin me unazë për ditëlindje (VIDEO)

Miss Shqipëria 2018, Trejsi Sejdini, feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 19-vjeç. Që në mesnatë, ajo ka festuar me shoqërinë dhe ka ndarë me ndjekësit pamjet nga festa marramendëse e ditëlindjes, ku ka marrë edhe dhuratat luksoze.

Miku i saj, Xhani Demika, e ka filmuar Trejsin në një video të cilën e ka publikuar në Instastoryn e tij, ku shprehet se përveç dhuratave të tjera, modelja ka marrë edhe një unazë për ditëlindje.

“Mirë makina, por ka akoma? Trejsi ka iphonin, më duket se paska marrë edhe unazën.”- thotë Xhani ndërkohë që Trejsi nis të buzëqeshë.