Çifti i njohur i Showbizit, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko së fundmi kanë nisur pushimet në Turqi, ku po pushojnë në një resort me pesë yje, së bashku me vogëlushin e tyre Zëri.
Vazhdimisht ato kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, foto dhe video nga pushimet, duke treguar se po i shijojnë shumë këto ditë pushime në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Elita ditën e djeshme publikoi në llogarinë e saj të Instagramit, foto me Zërin, në një ndër vendet më përrallore në Antalia. Më pas publikoi një foto ku shfaqej tepër tërheqëse e veshur me rrobabanje, ku binin në sy format perfekte trupore gjashtë muaj pas lindjes.
Ditën e sotme, moderatoja ka ndarë me ndjekësit e saj, disa momente të tjera të pushimeve. Elita është fotografuar duke notuar me delfinët dhe buzëqeshja në fytyrën e saj tregon se po e shijon shumë një eksperiencë të tillë.