KENI ZBOKTH? Ja maska e cila do t’ju shpëtojë nga ky problem – AlpeGossip
KENI ZBOKTH? Ja maska e cila do t’ju shpëtojë nga ky problem

KENI ZBOKTH? Ja maska e cila do t’ju shpëtojë nga ky problem

Lëkura largon vazhdimisht shtresa qelizash dhe në zonën e kokës kjo veprimtari është më e shpeshtë se në zonat e tjera. Zbokthi, që formohet në momentin kur një sasi shumë e madhe e lëkurës së kokës fillon të bjerë, mund të shkaktojë kruarje, irritim të zonës dhe sigurisht që nuk është aspak estetik. Për këtë arsye, përpos shampos kundër zbokthit, mund të aplikoni edhe një maskë për efekt më të shpejtë.

Përbërësit:
– 1 kokërr dardhë
– 1 filxhan çaji me ujë
– 1 filxhan çaji me uthull molle

Përgatitja: Në mikser copëtoni dardhën dhe më pas shtojini uthull dhe ujë. Aplikojeni në rrënjët e flokut. Mbajeni për 5-7 minuta dhe më pas lajeni si zakonisht. Ju rekomandojmë ta bëni 1 herë në javë nëse keni lëkurë të ndjeshme, në të kundërt 2 herë në javë.