ALMEDA ABAZI BASHKËPUNON ME DJ E NJOHUR/ Nisin xhirimet e klipit të këngës së saj të parë (VIDEO) – AlpeGossip
ALMEDA ABAZI BASHKËPUNON ME DJ E NJOHUR/ Nisin xhirimet e klipit të këngës së saj të parë (VIDEO)

ALMEDA ABAZI BASHKËPUNON ME DJ E NJOHUR/ Nisin xhirimet e klipit të këngës së saj të parë (VIDEO)

Pasi aktroi në serialet turke, kërceu në DWTS në Turqi, prezantoi DWTS në Shqipëri, projekti i rradhës për Almeda Abazin do të jetë kënga. Ish-Missi shqiptar ka gati produksionin e saj të parë muzikor, për të cilin ka punuar gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri duke prezantuar spektaklin DWTS.

Menjëherë sapo përfundoi edhe pushimet me Tolgën dhe miqtë, Almeda është kthyer në Turqi dhe ditën e sotme ka nisur xhirimet për videklipin e këngës së saj të parë.

Mesa duket, kënga do të jetë një bashkëpunim me DJ turk Burak Yeter, me të cilin shfaqet edhe në xhirimet e klipit. Almeda ka zgjedhur të vijë e veshur me të zeza në klip, ndërsa flokët ka preferuar t’i mbajë të kapura.

 

Më herët, krahas fotove ku paralajmëronte projektin e saj të rradhës ajo shkruante: “Le ta bëjmë këtë. Jam shumë e lumtur. Mezi po pres që t’ju tregoj mbi projektin që kemi punuar”.

Mirëpo për fansat e saj, kjo nuk është hera e parë që e shohin Almedën në rolin e këngëtares, pasi kohë më parë e ftuar në një talk show me bashkëshortin e saj, ata kënduan një këngë shqiptare. Si ju duket zëri Almedës?