Daddy Yankee ka rënë pre e grabitësve. Yllit të “Despacito” i janë grabitur disa zinxhirë floriri, diamantë dhe bizhuteri të tjera gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Valencia, Spanjë.
Grabitësi ka përfituar nga momenti kur këngëari ka qenë jashtë hotelit dhe ka arritur të futet në dhomën e kompleksit në Valencia e jo vetëm kaq, madje ai ka bindur punonjësit e sigurisë të hapin dhe kasafortën.
Hajduti ka marrë bizhuteritë të cilat kishin një vlerë rreth 2 milionë dollarë dhe 2.500 dollarë kesh shkruan The Sun. Lajmi gjithashtu konfirmohet edhe nga stafi i këngëtarit nga Porto Riko.
Policia ka filluar menjëherë hetimet për incidentin dhe po përpiqet të gjejë identitetin e autorit duke përdorur kamerat e sigurisë, listën e frekuentuesve të hotelit dhe gjurmët e gishtërinjve që mund të jenë lënë në vendngjarje.
Reperi i hitit “Gasolina” ndodhet në Europë për turin e tij “Dura”. Kujtojmë që para pak javësh ishte dhe në Tiranë, ku dha një koncert madhëshor në sheshin Skënderbej.
Kujtojmë që gjatë kampionatit botëror të futbollit “Rusi 2018” një tjerër këngëtar Malumba mbeti pre e grabitjes në hotel. Atij si edhe Daddy Yankee-s iu morën bizhuteri të shtrenjta.