Ditën e djeshme, shtypi rozë është mbushur me kreartikujt se Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, jo vetëm që janë në pritje të ëmbël por gjithashtu është zbuluar gjinia e fëmijës.
Ndërkohë që Kiara dhe Luizi nuk kanë pranuar ende se pritet që të bëhen prindër, disa burime për revistën “Who” kanë konfirmuar se çifti i dashur i publikut shqiptar, do të bëhen prindër të një vajze.
Sipas revistës, Luizi dhe Kiara kanë organizuar një festë private, ku thuhet se është zbuluar gjinia e fëmijës.
Deri tani ende nuk kemi një reagim nga ana e Kiarës apo Luizit në lidhje me këtë lajm që ka pushtuar mediat online, ditën e sotme.
Aludimet për një shtatzani të mundshme të Kiarës ka kohë që po qarkullojnë në media. Një ndër deklaratat që ngriti më shumë dyshimet se Kiara ishte në një pritje të ëmbël, ishte gjatë programit “DWTS Fan CLub”, ku Kiara shprehu hapur se kishte neps.
Nga ana tjetër, Armaldo Kllogjeri, i ftuar në programin “DWTS Fan Club”, e ka uruar Kiarën në lidhje me shtatzaninë e saj.
“Shpresoj që ato thashethemet e shtatzanisë të jenë të vërteta dhe unë të uroj mbarë e mirë nëse je shtatzënë. Nuk e di por duke marrë shkas nga lajmet që kam dëgjuar. Kaq kisha, nëse është e vërtetë”, ka thënë Armaldo.
“Sot flasim për ty ndoshta në një episodë tjetër për mua”, përgjigjet menjëherë Kiara.