VAZHDON SHERRI/ Dasara i kthehet keq motrës së Encës: Je goxha më e vyshkur se unë – AlpeGossip
VAZHDON SHERRI/ Dasara i kthehet keq motrës së Encës: Je goxha më e vyshkur se unë

VAZHDON SHERRI/ Dasara i kthehet keq motrës së Encës: Je goxha më e vyshkur se unë

Disa ditë më parë bëri namin një postim i Encës ku shkruante se gjatë seksit thërret emrin e saj, postim të cilin gazetarja Dasara Karaiskaj e komentoi me fjalët: “Tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’, por do t’i themi ‘Enca’. E ka nxjerrë në Instastory pa pikën e turpit ‘Pjeshka është shumë e mirë”.

Menjëherë pas kësaj, reagoi motra e Encës, Uindi e cila me një postim në Instastory ironizonte: “Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”.

E ftuar sot në “Një kat më lart”, Dasara ka folur për herë të parë pas postimit të Uindit për të.

“Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”, u shpreh Dasara.

E pyetur si reagoi kur pa postimin e Uindit, gazetarja tregoi: “Shkova te profili saj të shihja kush ishte kjo Uindi, se italianët i thonë ‘Duhet të shohësh nga vjen ky predikimi, pastaj duhet të fillosh të merresh’. Por unë nuk u mora shumë gjatë se e pashë nga erdhi”./Xing.al