“O Dhurata më ndihmo si quhet fjala”: Flet për herë të parë “shpëtimtarja” e Enedës – AlpeGossip
“O Dhurata më ndihmo si quhet fjala”: Flet për herë të parë “shpëtimtarja” e Enedës

“O Dhurata më ndihmo si quhet fjala”: Flet për herë të parë “shpëtimtarja” e Enedës

Më shumë se vetë performanca e Eneda Tarifës në Eurovision do të mbahet mend momenti i sikletshëm, ku gjatë një interviste në anglisht për ESCKAZ, këngëtarja nuk po arrinte dot të shprehej ashtu siç duhej.

Videoja asokohe qarkulloi kudo dhe meme të shumta vërshuan pafund në internet. Ndër të tjera në video Eneda dëgjohet të thuhet:

“O Dhurata, o Dhurata më ndihmo si quhet fjala.

Dhurata Bejzade që deri pak më parë ishte e panjohur për publikun, tashmë nuk është më një mister. E ftuar në “Jo vetëm modë” Dhurata u prezantua për herë të parë për publikun.

Drejtuese e delegacionit shqiptar në Eurosong, ajo rikujtoi momentin e shumëpërfolur:

“Eneda komunikon shumë bukur edhe anglisht. Ajo nuk ishte asgjë. Ka personalitete, VIP- a, njerëz të politikës që nuk flasin dot shqip e jo më anglisht. Detyra e delegacionit është të shoqërojë [artistin] në të gjitha intervistat apo ekipet e stacioneve televizive për të ofruar ndihmë. Eneda ishte e lodhur atë ditë kishte bërë intervistë pas interviste. Diçka nuk i ra në mendje për momentin, as ndihmë nuk ishte [ajo që kërkoi].”