Tani s’ju ndal më asgjë! Kupa menstruale që mbahet vënë edhe gjatë seksit – AlpeGossip
Tani s’ju ndal më asgjë! Kupa menstruale që mbahet vënë edhe gjatë seksit

Tani s’ju ndal më asgjë! Kupa menstruale që mbahet vënë edhe gjatë seksit

Nëse deri më sot i keni thënë “Jo” seksit gjatë periodave, dikush mendoi për ju dhe tani e tuje, periodat nuk do të jenë më problem.

Intimina ka sjellë në treg kupën menstruale, Ziggy Cup, e cila mund të mbahet vënë edhe gjatë seksit. Kupa Ziggy qëndron nën qafën e mitrës dhe larg kanalit vaginal.

Kështu teksa jeni në ditët tuaja, më të eksituara se kurrë (fajësoni të mallkuarat hormone për këtë) ky është lajmi më i paparë i seksit.

Më në fund do të mund të bëni seks për qejfin tuaj, pa lënë shenja krimi vërdallë. Kupa është e përbërë nga 100% silikon mjekësor dhe ka një shtresë mbrojtëse të dyfishtë. Kushton 58 dollarë, që në dukje të parë duket një çmim i lartë. Por ta mendosh se sa para shpenzojmë për tamponët apo pecetat higjienike, kjo është hiçgjë. Lëre pastaj që të shpëton ne aspektin seksual. Seksi gjatë periodave s’ka qenë kurrë më parë kaq i lehtë dhe pa gjakosje.

Burimi: Cosmopolitan