Dean Schneider është një djalë zviceran që la jetën në Zyrih për t’iu përkushtuar tërësisht  mbrojtjes së kafshëve të egra në Afrikën e Jugut.

Falë imazheve të pabesueshme që çdo ditë ai hedhë është bërë një yll i vërtetë në Instagram me 100 mijë ndjekës të tij.

Këtu është me luanin Dexter që shkon pas tij pasi Deani kishte kaluar një javë larg prej tij pasi u kthye në Zvicër për të takuar familjen e tij.

“Dexter është i pari që ka shpëtuar kur kam ardhur këtu, një rritës kafshësh e kishte atë dhe unë e lirova, në Zvicër, shita gjithçka që kisha dhe lëviza”,shprehet Dean.

Zgjedhja e tij radikale është bërë një projektin e ruajtjes së kafshëve i quajtur “Hakuna Mipaka”.