“NJË SUPER YLL”/ Brooklyn Beckham konfirmon romancën me të dashurën e re (FOTO) – AlpeGossip
“NJË SUPER YLL”/ Brooklyn Beckham konfirmon romancën me të dashurën e re (FOTO)

“NJË SUPER YLL”/ Brooklyn Beckham konfirmon romancën me të dashurën e re (FOTO)

Goca, na vjen shumë keq por Brooklyn Beckham nuk është beqar! 19-vjeçari ka konfirmuar romancën e re me modelen Hanna Cross dhe tanimë kemi edhe fotot e para të çiftit.

Pasi mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “British Fashion Awards” me prindërit David dhe Victoria, Brooklyn “rrëmbeu” të dashurën e tij dhe u nis të festonte. Brooklyn dhe Hanna dukeshin të adhurueshëm duke ecur dorë për dore, teksa shmangnin fotografët!

Madje, 19-vjeçari duket se kishte bërë një gjest shumë romantik, duke i hedhur rreth krahëve xhaketën partneres së tij.

Shpresojmë që lidhja të zgjasë sepse duket se janë bërë për njëri-tjetrin.