Ndarja e çmimeve të modës britanike është një ndër mbrëmjet më të rëndësishme të vitit për industrinë e modës, event ku tapeti i kuq pushtohet nga supermodele dhe ikona mode. Victoria Beckham u sigurua që të ishte e magjishme teksa u bashkua me Kendall Jenner, Kaia Gerber, Rosie Huntington-Whiteley në eventin e modës britnike mbajtur në sallën historike të “Royal Albert Kensington” në Londër, të hënën në mbrëmje.
Stilistja 44-vjeçare e nominuar edhe për çmimin e “Stilistes britanike të vitit për veshjet e grave”, dukej tejet elegante me një jumpsuit të zi me rripa që kryqëzoheshin në pjesën e qafës. Ajo u shoqërua në event edhe nga bashkëshorti i saj David Beckham dhe njëri prej djemve, Brooklyn.
Shumë emra të njohur kanë qenë të pranishëm në eventin e rëndësishëm të cilët kanë shkëlqyer gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq.