‘Po ky shoku yt ku i ka kaçurrelat’: Miri i WSF tregon bëmat e Dr. Florit – AlpeGossip
‘Po ky shoku yt ku i ka kaçurrelat’: Miri i WSF tregon bëmat e Dr. Florit

‘Po ky shoku yt ku i ka kaçurrelat’: Miri i WSF tregon bëmat e Dr. Florit

Që prej ndarjes nga jeta të artistit Dr. Flori, grupi West Side Family ka mbetur me vetëm dy anëtarë, Landin dhe Mirin, të cilët mbrëmjen e sotshme në emisionin “Xing me Ermalin” kanë rikujtuar mikun e tyre të ndjerë përmes situatave të shumta komike që ai krijonte herë pas here.

Të dy djemtë së bashku me moderatorin Ermal Mamaqi rrëfyen se përqëndrimi nuk ishte ekzaktësisht pika e fortë e Florit dhe Miri tregoi se kjo bëhej vërtet problem në rastet kur ata duhej të udhëtonin jashtë vendit.

“Na ndodhi njëherë që po iknim në Kosovë dhe shyqyr që ishim afër. E marr Florin dhe i them që të vinte se duhej të iknim dhe të merrte pasaportën me vete. ‘Po, e kam!’-tha.

Hipim në makinë dhe arrijmë në kufi, ku polici na kërkon pasaportat. Ia jap unë dhe ai sheh të parën, në rregull, sheh të dytën dhe ngel një minutë. Ul kokën e sheh brenda dhe më thotë: ‘Ore ky shoku yt, kaçurrelat ku i ka?’

Unë e kuptova si batutë meqë nuk kishte flokë dhe i thashë: ‘I kanë rënë!’… Dhe ai më jep pasaportën që ta shoh unë. Flori kishte marrë pasaportën e Blerinës, bashkëshortes.”-rrëfeu Miri duke shkaktuar të qeshura të shumta në sallë.