Ish-velina zbulon mesazhet e rrjeteve sociale: Më kanë propozuar për martesë… – AlpeGossip
Ish-velina zbulon mesazhet e rrjeteve sociale: Më kanë propozuar për martesë…

Ish-velina zbulon mesazhet e rrjeteve sociale: Më kanë propozuar për martesë…

Ajo është njohur si një nga figurat më seksi të emisionit investigative “Fiks Fare”. E ftuar në ‘’Pop Culture’’, Gea Braha ka folur për dëshirat në jetën e saj profesionale dhe personale.

Duke qenë se është shumë e apasionuar pas modës, Gea ka mijëra ndjekës në rrjete sociale. E ndalur tek kjo pjesë, ish-velina ka rrëfyer edhe mesazhet, që i kanë ardhur nga fansat e saj.

“Kam pasur shumë mesazhe në faqen e ‘Instagramit’. Fansat kanë arritur deri aty sa më kanë propozuar për martesë. Më kanë ardhur komente nga më të ndryshmet, të cilat kapërcejnë kufijtë e arsyes”.

Gea Braha dëshiron t’i futet botës së televizionit si një prezantuese në emisione sportive.