“Më mungojnë gërricjet tona” Olti Curri shprehet me “fjalë të ndjera” për Adelën (FOTO) – AlpeGossip
“Më mungojnë gërricjet tona” Olti Curri shprehet me “fjalë të ndjera” për Adelën (FOTO)

“Më mungojnë gërricjet tona” Olti Curri shprehet me “fjalë të ndjera” për Adelën (FOTO)

Në 12 nëntor një koncert i madh ku do të përformojnë artistë të njohur të skenës shqiptare do të mbahet si homazh për Adelajda Xhamanin, e cila ndërroi jetë një vit më parë.

Ndërkohë që të gjithë presin koncertin, Olti Curri ka vendosur të thotë publikisht disa fjalë të ndjera si kurrë më parë për Adelën.

“Adelë e mirë (më mungojnë ato gërricjet tona në tavolinë) ja ku na mblodhe sërish të gjithëve bashkë te Turbina në 12 nëntor 2018, si atëherë para ekranit kur historia jote në Big Brother Albania u bë historia e të gjithëve…

Si atëherë kur të kisha thuajse çdo javë në kopertinën e suplementit të Big Brother Albania, që drejtoja dhe botohej bashkë me gazetën “Shqip” sepse të gjithë donin të dinin për ty.

Rasti e deshi që të ikësh në qiell në një ditë me babain tim, mos më shani shumë atje lart… Ju dua” – ka shkruar Olti në postimin e tij.