“KA DALË SHUMË E BUKUR…”/ Luiz Ejlli zbulon ditën kur do të publikohet projekti i tij i ri muzikor – AlpeGossip
“KA DALË SHUMË E BUKUR…”/ Luiz Ejlli zbulon ditën kur do të publikohet projekti i tij i ri muzikor

“KA DALË SHUMË E BUKUR…”/ Luiz Ejlli zbulon ditën kur do të publikohet projekti i tij i ri muzikor

Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip 2 është kthyer tashmë në një ndër emrat më të lakuar të momentit. Këngëtari i cili në shtëpi spikaste për humorin e tij shkodran dhe historinë e dashurisë me Kiara Titon duket se ka filluar t’i dedikohet plotësisht muzikës

Pas përfundimit të spektaklit televiziv, Luizi ka filluar të marrë pjesë në shumë koncerte, madje deri tani ka publikuar edhe 3 këngë të tijat, 2 prej të cilave solo dhe njërën bashkëpunim me Donald Veshaj. Por mesa duket, Donaldi nuk qenka i vetmi personazh i njohur me të cilin ai do të bëjë bashkëpunim pasi së fundmi ai ka lajmëruar se bashkëpunimi i tij i rradhës do të jetë me dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni. Këtë na la të nënkuptojmë Instastory e fundit e tij me dy artistët, ku kishte shkruar: “Fourdots”.

Por jo vetëm kaq, ditën e djeshme Luizi ka treguar se projekti i ri muzikor është gati dhe se duhet të presim vetëm datën e publikimit të cilën vetëm pak çaste më parë e zbuloi vetë nëpërmjet një ‘video live’ në rrjetin e tij social Instagram. Kur ndjekësit që po e ndiqnin e pyetën se kur do të publikohet kënga e tij e re ai u shpreh:

Me ndihmë të Zotit, pasnesër del kënga. Publikohet me klip dhe ka dalë shumë e bukur, ishalla ju pëlqen edhe uju