“NUK KA ARDHUR MILIARDERI, POR…”/ Ironia e Elvis Pupës: Imagjinojeni Jeff Bezos të kërkojë “lloma” të lira… – AlpeGossip
“NUK KA ARDHUR MILIARDERI, POR…”/ Ironia e Elvis Pupës: Imagjinojeni Jeff Bezos të kërkojë “lloma” të lira…

“NUK KA ARDHUR MILIARDERI, POR…”/ Ironia e Elvis Pupës: Imagjinojeni Jeff Bezos të kërkojë “lloma” të lira…

Pak ditë më parë u bë menjëherë viral në rrjet lajmi për ardhjen e jahtit të Jeff Bezos në portin e Durrësit.

Lidhur me këtë ka reaguar aktori i njohur, Elvis Pupa, përmes një video të postuar në rrjetet sociale. Ai ka ironizuar lajmet për mbërritjen e jahtit të miliarderit amerikan, ku sipas tij, ka ardhur shoferi për t’u furnizuar me karburant dhe për të derdhur plehrat.

Po ashtu, ish-banori i “Big Brother VIP 2” thekson se Bezos mund të jetë duke pushuar në ishujt luksoz dhe nëse do mbërrinte në vendin tonë, padyshim që do i kalonte pushimet në jahtin e tij.

“Sapo lexova një lajm që thoshte: Jahti i Jeff Bezos është parë në Durrës. Bosi i Amazon-it pushon në Durrës.

Jeff Bezos mo lali, është duke pushuar në Carpri, në ndonjë Mikonos dhe ka sjellë shoferin e jahtit që t’a mbushë më karburant tek ne ose për të derdhur ndonjë plehrë se nuk të lë kush me i derdhur sa andej këtej.

Jeff Bezos edhe nëse do të kishte ardhur me jahtin e tij, nuk do të kishte pushuar në Durrës por tek jahti i tij.

Se imagjinojeni, të kesh gjithë atë jaht, dhe të zbresësh në Durrës dhe të kërkosh në Golem: A keni ‘lloma’ të lira?”, dëgjohet të thotë Elvis Pupa në videon në fjalë.